Aplikacion
Ai dyshohet se është përmendur nga vëllezërit Beqiraj si porositësi i masakrës me 1 të vrarë dhe 4 të plagosur në Don Bosko në fillim të këtij viti.
Po kush është Kasandër Noga?
Kasandër Noga është i lindur në Patos dhe dyshohet se është autori që qëlloi me të paktën 6 plumba mbi kurrizin e Erion Hasanbelliut në Belgjikë.
Noga dhe Hasanbelliu janë emra të njohur për drejtësinë shqiptare dhe po ashtu për njëri tjetrin pasi hasmëria mes tyre vijon prej më shumë se dy dekadash.
Hasanbelliu po ecete buzë një rruge, ku dy persona (njëri prej të cilëve dyshohet se ishte Kasandër Noga) iu afruan dhe hapën zjarr ndaj tij duke e lënë ta plagosur rëndë.
Edhe pse iu është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, Erion Hasanbelliu është në gjendje kritike për jetën.
Erion Hasanbelliu dyshohet i përfshirë në Shqipëri në disa ngjarje kriminale.
Ai ka qenë bashkëpunëtor në rolin e shoferit në vitin 2005, i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Sokol Çapja në Elbasan.
Gjithashtu, dyshohet se Hasanbelliu ka qenë i përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Muçës, i cili humbi jetën në Anversë të Belgjikës pak muaj më parë.
Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013, është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë, pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Anversë të Belgjikës, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogën për motive hakmarrjeje.
Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut pas një konflikti.
Masakra e Sanatoriumit para 22 vjetësh
Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.
Hakmarrja në Belgjikë dhe arratisja në Itali
Vëllezërit Hasanbelliu u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erionin, tentojnë të hakmerren.
Në Anversë të Belgjikës, ata ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën në një lokal të hapur në qytetin e dytë me të madh belg pas Brukselit.
Pas ngjarjes në Belgjikë, Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri.
Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së Sanatoriumit, u arrestua nga policia belge gjatë vitit 2003 dhe në 2005-ën u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë