zoom

Aktualitet

Nga kamerier te hidraulik dhe bojaxhi, policia greke në këmbë për arrestimin e 4 shqiptarëve

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 4 shqiptarët që u arratisën nga burgu i Hanias në Greqi.

Ata si shumë shqiptarë të tjerë kanë nisur punë me profesione të ndryshme nga kamarier, hidraulik e bojaxhi, për tiu future më pas rrugës së krimit.

Nga të dhënat që raportojnë mediat greke njëri prej tyre është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët deri në 24 vite burg.

 

KUSH JANE SHQIPTARET E ARRATISUR
1. Olis Prifti, 10.09.1979, lindur ne Lushnje e banues ne Dropull, Gjirokastër. Prind i një fëmijë. Profesioni – kamarier. Denuar me burgim te përjetshëm per “pjesmarrje ne organizate kriminale”, “grabitje”, “grabitje me pasoje vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “perdorim arme”. Ne burg prej 17.05.2016

  1. Mateo Barjami, 12.07.1993, banues ne Mollas, Kolonje. Profesioni – hidraulik. Denuar ne 09.11.2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobe per “trafik lendesh narkotike”. Dënuar ne 21.09.2018 me 8 vjet burg dhe 1000 euro gjobe per “mbajtje dhe shitje lendesh narkotike”. Dënuar ne 27.04.2017 me 4 vjet burg dhe 3000 euro gjobe per “mbajtje dhe blerje lende narkotike”.
  2. Bledar Frroku, 12.11.1988, nga Shen Kolli, Lezhe. Profesioni – bojaxhi. Dënuar ne 30.06.2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobe per “trafik lendesh narkotike”. Frroku ka ne burg prej 12.05.2019
  3. Ardian Meta, 04.11.1990, nga Grabjani, Divjake. Profesioni – Bojaxhi. Denuar me 24 vjet burg ne 31.10.2017 per “grabitje”. Ne burg prej 17.05.2016.