zoom

Lajme

Nga Berisha, te rikthimi i Topallit/ Kush janë kandidatët për deputetë të PD në Tiranë

Zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Në krye të listës së mbyllur qëndron kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa bie në sy dominimi i emrave të kandidatëve të aleatëve (Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho të PL, Fatmir Mediu i PR dhe Mesila Doda e PDIU).

Vëmendje merr edhe rikthimi i kandidaturës së Jozefina Topallit, e cila synon të ulet në karrigen e Kuvendit si deputete pas zgjedhjeve të 11 majit

Nga ana tjetër, deputetet aktuale, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi do të jenë në listën e hapur të Tiranës.

Qarku Tiranë

Sali Berisha
Belind Këlliçi
Albana Vokshi
Flamur Noka
Fatmir Mediu
Jozefina Topalli
Edi Paloka
Ted Blushi
Klevis Balliu
Besart Xhaferri
Erisa Xhixho
Mesila Doda

Postime të lidhura