zoom

Ekonomi

Nga Arjan Çani, Ylli Rakipi te Sokol Balla. Ja sa paguhen moderatorët shqiptarë

Nga Arjan Çani, Ylli Rakipi te Sokol Balla, ja sa paguhen moderatorët shqiptarë

 

Arjan Çani rezulton të jetë një nga moderatorët shqiptar më të paguar. Kjo në munges të informacionit për pagën e drejtuesit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziut, paga e të cilit nuk bëhet e ditur.

Çani, në bazë të të dhënave zyrtare, paguhet me 1,795,523 të reja bruto në muaj.

Pas tij Eni Vasili e emisionit “Open” me 1,184,587 lekë të reja bruto në muaj.

Më pas në hierarkinë e gazetarëve më të paguar është kryeredaktori i lajmeve në Tv Klan, Fatos Hakorja me 550,726 leke dhe kryeredaktori i emisionit “Histori Shqiptare”, Armand Shkullaku me 522,806 leke.

Më pak janë pagat e deklaruara për moderatorët e tjerë, pasi Ylli Rakipi deklarohet me një pagë prej 114,670 lekë, ndërsa Sokol Balla 114,670 lekë. Më pak e deklaron pagën Çim Peka i Syri.tv, i cili për tatimet deklaron vetëm një pagë prej 74.000 lekësh. Zoom.al

 

Pagat e moderatorëve dhe drejtuesve në media

 

Arjan Çani – 1,795,523.00

Eni Vasili –     1,184,587.00

Fatos Hakorja-        550,726.00

Armand Shkullaku –         522,806.00

Robert Rakipllari –         452,225.00

Andi Tela –         150,000.00

Juli Xhokaxhi –         150,000.00

Ylli Rakipi –         114,670.00

Sokol Balla –         114,670.00

Çim Peka – 74.000