zoom

Stil

Netflix mund të ndalojë shpërndarjen e fjalë-kalimit

Netflix po vlerëson mundësinë të ndalojë shpërndarjen e fjalëkalimit.

Disa përdorues kanë raportuar se në ekran u është shfaqur një fjali që thoshte se, “Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, ju duhet të keni llogarinë tuaj personale për të vazhduar shikimin”.

Një zëdhënës i Netflix tha për BBC se kjo bët për të vërtetuar se përdoruesi ka autorizimin e duhur.

Një vendim rreth kësaj është ende në shqyrtim nëse do të merret nga kompania, shkruan BBC.

Në këtë provë, përdoruesit mund të verifikojnë se lejohen të futen në llogari përmes një kodi, që dërgohet përmes një mesazhi apo emaili.

Netflix po përpiqet që të gjejë dhe të bllokojë përdoruesit që shfrytëzojnë llogari që nuk janë të tyre.

Platformat digjitale si Netflixi, HBO Go, Amazon Prime dhe Disney +, lejojnë përdoruesit të krijojnë disa profile në një llogari, por kushtet e përdorimit specifikojnë se ato duhet të përdoren nga njerëzit brenda një shtëpie.