zoom

Aktualitet

Nesër rinis mësimi në shkolla, Evis Kushi: Masat që duhen respektuar

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka kujtuar nxënësit për masat që duhen respektuar në shkolla kundër pandemisë, një ditë para rinisjes së mësimit për këtë vit, pas pushimeve për festat e fundvitit. Kushi shprehet se shkollat e hapura dhe me prezencë fizike kërkojnë vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.

“Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë. Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.

Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë. Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!”- shkruan Evis Kushi.