zoom

Aktualitet

Nën hetim për korrupsion e shpërdorim detyre – Sekuestrohet telefoni i Ceno Klosit

Telefoni i drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi është në duart e hetuesve të SPAK.

Prokurorët e Prokurorisës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zbërthejnë telefonin e Ceno Klosit për të gjetur prova që faktojnë se ai është i përfshirë në korrupsion dhe se ka shpërdoruar detyrën.

Këto janë akuza të bëra nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike në dy kallëzime të dorëzuara në SPAK.

Pas këtyre kallëzimeve, SPAK u vu në lëvizje një ditë më parë dhe njoftoi nisjen e hetimeve për drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosi.

Ai është mbajtur nën përgjim që prej muajit korrik të vitit të kaluar së bashku me vartësit e tij, pa pasur dijeni.

Ceno Klosit do t’i hetohet edhe pasuria që nga marrja e detyrës si drejtor i Tatimeve.