zoom

Sport

Nelson Hysa sfidon Williams: Do dalësh i trishtuar nga ringu, Danny: Di si t’i fitoj duelet e mëdha

Countdaown ka filluar, gjithçka është gati për eventin që bën bashkë sportin me artin në Durrës.

Në një atmosferë të zjarrtë, pasi biletat kanë avulluar, Nelson Hysa do të ndeshet me një prej boksierëve më fortë në peshat e rënda si Danny Williams.

Britaniku, i cili është shapllur dy herë kampion i Anglisë, ndër të tjera mbahet mend për fitonte me nokaut ndaj Potter edhe pse me shpallut të nxjerr dhe faktin që nxorri në pension legjendën Mike Tyson.

Nelson Hysa nuk e fshehu entuziazmin që do të ndeshjet me Williams, ndërsa theksoi se kërkon vetëm fitoren.

Këtu ëshët një atmosferë shumë e bukur dhe besoj do të jetë një atmosferë e zjarrtë në Pallatin e Sportit.  Kjo na jep forcë, na jep edhe përgjegjësi. Shpresoj që të dalim fitues. Jam përgatitur fortë për të mposhtur Williams, i cili ka një eksperiencë të madhe. Por unë jam gati për të dhënë më të mirën”, tha Hysa.

Danny Williams, dha impresionet e tij për Shqipërine dhe kundërshtarin e tij, të cilin e ka studiuar me detaje.

Shqipëria është një vend i bukur dhe me njerëz miqësor. E kam studiuar kundërshtarin, ëshët një luftëtar shumë i mirë, mezi po pres të ndesheshem me të.  Kam luftuar me luftëtar të rëndësishëm botëror, në ring do të tregoj eksperiencën time, se çfarë jam i aftë të bëj. Jam ndeshur me Mike Tyson dhe boksier të tjerë të mëdhenj”, tha Williams.

Nelson Hysa

Boksieri britanik u ndal edhe te momentet më decizive të karrierës së tij.

Në një ndeshje që kam pasur me një boksier kam luftuar vetëm me një krah, pasi shpatulla mund të kishte dalë, por jo çdokush mund ta bëjë këtë gjë. Ajo ishte një fitore e madhe dhe e çmendur”, shtoi britaniku.

Ndërkohë Halim Abazi, u shpreh se ndeshja Hysa-Williams, do të jetë tepër e veçantë për faktin se boksier të këtij niveli nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri.

Për mua meriton respekt të madh që ka guximin të përballet me boksier të fortë jo si shumica e boksierëve shqiptar që marrin do shofera të autobusit vijnë këtu e shesin bileta në Shqipëri”, deklaroi Abazi.

Nelson Hysa Danny Williams

Nelson Hysa Danny Williams

Aktiviteti “Titans Fights”, zhvillohet të dielën duke nisur nga ora 18:00 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në Durrës. Të gjitha paratë e biletave do të shkojnë për bamirsi sipas organizatorit Fred Shoshi.

Përveç ndeshjeve të boksit, do të ketë edhe elementet e spektaklit me kengëtarët më në zë të vendit që do të perforojmë. /zoom.al/