zoom

Politikë

Në prag të zgjedhjeve lokale, Partia Socialiste “peshkon” deputetin e LSI-së

Deputeti i Partisë së Lirisë në Shkodër, Agron Çela I është bashkuar Partisë Socialiste.

Kështu raporton Balkanëeb e, i cili duke iu referuar burimeve pranë Partisë Socialiste thotë se deputeti Çela dhe kreu i qeverisë kanë zhvilluar një takim mes tyre ku edhe është zyrtarizuar bashkimi i tij me PS-në.

Mësohet se një prej arsyeve kryesore të braktisjes së Partisë së Lirisë ka të bëjë me pakënaqësitë e tij për koalicionin e kësaj force politike me Partinë Demokratike.

Në këtë mënyrë në zgjedhjet vendore të 14 majit deputeti Çela do të mbështesë në Shkodër kandidatin e Partisë Socialiste, që siç është përfolur kohët e fundit do të jetë Benet Becin.

Me ardhjen e Agron Çelës, PS-ja në Kuvend bëhet me 74 deputetë dhe koalicioni i majtë së bashku me PSD-në shkon në 78 deputetë.

Në zgjedhjet e 14 majit në Shkodër, përballë Becit do të jetë kryebashkiaku aktual Bardh Spahia, i cili mori mandatin në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022, ndërkohë që ende nuk është bërë e qartë nëse grupimi i Alibeajt do të nxjerrë kandidat.