zoom

Bota

Në mes të luftës, Putin fiton mandatin e radhës me 90% të votave: U përpoqën të na trembnin!

Askush nuk kishte dyshime, teksa Rusia bëri një tjetër hap pas.

Ndërkohë që janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit të Rusi dhe ku rezultatet paraprake e shpallin fitues me rreth 90 përqind të votave, presidenti Vladimir Putin u shpreh se fitorja e tij në zgjedhje do të lejojë Rusinë të bëhet më e fortë dhe më efektive.

Duke folur në selinë e tij të fushatës, Putin tha se “Nga çdo zë, ne po ndërtojmë një vullnet të përbashkët të popullit të Federatës Ruse”.

Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që dolën në qendrat e votimit dhe shprehu mirënjohje të veçantë për luftëtarët në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

“Pavarësisht se sa shumë u përpoqën të na trembin, të shtypin vullnetin tonë, ndërgjegjen tonë, askush nuk ka pasur sukses në histori. Ata dështuan tani dhe do të dështojnë në të ardhmen,” shton ai.

Gjatë garës presidenciale, Putin eliminoi të gjithë rivalët dhe kundërshtarët e tij, përfshi edhe Navalnyn, të cilin dyshohet se e vrau në burg. /ZOOM.AL/