zoom

Politikë

Në mbështetje të Kosovës kundër luftës, nesër protestë para Ambasadës së Serbisë

Në javën e tretë të barrikadave serbe që kanë bllokuar jetën normale në veri të Kosovës, në rrjet po qarkullon një thirrje për protestë.

Sipas njoftimit, në datë 29 dhjetor ora 12:00, para Ambasadës së Serbisë në Tiranë, ftohen qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë që të marrin pjesë në protestën për ligjin dhe kundër luftës.

Duke theksuar se Serbia po nxit konflikt dhe kërcënon fqinjët me luftë, protesta ka si synim t’i përçojë mesazh Serbisë që të ndalojë të ndezë zjarre lufte në Ballkan, të mos synojë zgjerime territoriale në Ballkan, dhe të mos lejojë zgjatimin e Rusisë Putiniste.

Ndër të tjera, në thirrjen për protestë kërkohet mirëkuptimi i aleatëve duke u kujtuar se ata që bënë luftë gjenocidale nuk mund të bëjnë paqe.