Aplikacion
Policia bën me dije se Sokol Çelaj, rreth të 60-ave u vra në rrethana ende të paqarta, teksa lëvizte me automjetin e tij, së bashku me gruan.
Mësohet se i ndjeri është dërguar në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/ Informacion paraprak
Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.