zoom

Aktualitet

Në kantier ishte edhe djali i vogël i Roland Hoxhës, si shpëtoi mrekullisht nga shpërthimi

Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë teksa po punonin në një kapanon në Lushnje, u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit.

Në fshtatin Stan Karburanarë janë hapur dyert e mortit për ta, ndërsa fqinjët të përlotur i përshkruajnë babë e bir si njerëz të shkëlyqer dhe shumë punëtorë.

Roland Hoxha la pas gruan dhe dy fëmijë të tjerë, një prej të cilëve po ashtu mund të kishte rrezikuar jetën nga shpërthimi i djeshëm.

Deri para pak minuta se të ndodhte tragjedia, djali i vogël i Roland Hoxhës ishte gjithashtu në kantier. Por ai ishte larguar pasi i ati i kishte kërkuar të blinte diçka për të ngrënë drekë, duke shpëtuar kështu mrekullisht nga shpërthimi vdekjeprurës.

Roland Hoxha dhe i biri, Elidoni, ishin duke punuar në vinç duke ngritur 2 bombola oksigjeni, me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës, një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka
dhe shkëputi telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës.

Postime të lidhura