zoom

Aktualitet

Në burg bashkëpunëtorët e Taçit për pastrimin e 18 milionë eurove

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “Arrest në burg” për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të vënë në pranga dy ditë më parë si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave bashkë me biznesmenin e hidrokarbureve Rezart Taçi.

Ky i fundit është në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza në kuadër të grupit kriminal.

SPAK zbardhi një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës, nga ku lëshoi 3 urdhërarreste, për biznesmenin Rezart Taçin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Hetimi i nisur nga SPAK dhe në bashkëpunim me Antimafian italiane nxori në dritë të gjithë mekanizmin e pastrimit të parave të grupit kriminal, Cosa Nostra, ku përpos Taçit, të përlyer figurojnë edhe dy shqiptarët e lartpërmendur.

Postime të lidhura