zoom

Sport

Ndeshjet e La Liga, Uzuni dhe Balliu marrin nga një pikë të vështirë

Në Spanjë, u zhvilluan dy sfidat e fundit të javës së 16-të, ku në fushë zbritën dhe dy legjionarët kuqezi, Myrto Uzuni dhe Ivan Balliu. Granada-Bilbao, rinisi me homazhe në nderim të tifozit që humbi jetën në shkallët e stadiumit në fundjavë.

Ky takim startoi në minutën e 21-të, me Bilbaon që kryesonte 0-1. Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë ishin të pafat duke devijuar topin në portën e tyre çka solli dhe barazimin 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares, qëndroi në fushë deri në fund, por pa mundur të lë gjurmë. Në takimin tjetër, Rayo Vallecano-Celta Vigo, si gjithnjë për ekipin e tij zbriti titullar Ivan Balliu.

Anësori kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 82-të duke zhvilluar një paraqitje pozitive. Sipas faqes Sofascore, Balliu u vlerësua me notën 7,1. Në fund, dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola. /ZOOM.AL/