zoom

Slider

Ndeshje e çmendur, Villareal kryeson 2-0 me Liverpool

Champions League na ka mësuar të shikojmë ndeshje të jashtëzakonshme. E tillë duket sfida sonte mes Villareal dhe Liverpool, që në 45 minutat e para të gjysmëfinales së dytë të këtij kompeticioni pa spanjollët dominues, madje duke udhëhequr 2-0. Pjesa e parë ishte tejet e bukur, me raste shumë.

Villareal e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin ndaj Liverpool. Vendasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 3-të. Ishte Dia që mposhti Alisson, duke çuar stadiumin në festë.

https://gorilla.cdnja.co/v/k2/k2GkQ.mp4?token=O6zK9hmT3n95mHQ_LCFT0Q&expires=1651608870

Në minutën e 6-të, të kuqtë provojnë të reagojnë. Robertson dërgon një top në zonë, por spastrohet gjithçka.

Në minutën e 16-të, Moreno ka shansin për të dyfishuar shifrat, por gjuajtja e tij me kokë nuk përfundon në rrjetë.

Anglezët krijojnë një aksion tejet të rrezikshëm (26’), por arbitri Makkelie ndal lojën për shkak të një faulli të Salah ndaj portierit Ruli, që kishte lënë portën.

Ekipi i Emery tregon se nuk ka ardhur këtu rastësisht, pasi shënon me Coquelin të dytin, në të 41-tën.

https://gorilla.cdnja.co/v/m6/m6G93.mp4?token=b3Yz2HJWOI2gLzuhd66WCQ&expires=1651608870