zoom

Slider

Ndërkohë që pret gjykimin, Luiz Ejlli shfrytëzon mjetet e Policisë për spektakël në rrjetet sociale

Fituesi i Big Brother Vip 2, duket se ka fituar dhe zemrën e shërbimeve shtetërore e jo vetëm qytetarëve.

Në një video të postuar në rrjete sociale, këngëtari Luiz Ejlli hipën në një makinë të policisë rrugore si shofer, ndërkohë që në sfond dëgjohet një këngë e Ghetto Geasy që thotë “parlamentin e Shqipnis e kam në derë të shpisë”.

Qartazi video është një përgjigje për të gjitha lajmet se këngëtari rrezikon 4 vite burg për shkak të një falsifikimi. Por video ka implikime më të gjera se thjesht një thumb për rrjetin, pasi ai ka aksesuar një shërbim të rendit publik. Është shqetësues fakti që vetëm për të thumbuar rrjetin Luiz Ejlli mund të përdorë lirisht makinën e shërbimit të policisë rrugore, makina që i kanë kushtuar shqiptarëve miliarda lekë me qëllim monitorimin dhe patrullimin e rrugëve të vendit. Sigurisht veprimi është në shkelje të rregullores së ministrisë së Brendshme ku theksohet se askush jashtë strukturave nuk mund të përdorë mjetet dhe ambjentet në dispozicion të Policisë.

Po aq shqetësues është “korruptimi” i autoritetit kryesor në vend për ruajtjen e sigurisë dhe rendit, që në rast se jo me para është bërë me pushtetin që përmban Ejlli si një VIP. Një mjet pune i Policisë së Shtetit, që duhet të vendoset në funksion për të siguruar rend dhe ligj, por që shfrytëzohet për të prodhuar spektakël të dobët. Të njëjtën qasje kritike kanë pasur edhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale, që e quajnë të papranueshme shfrytëzimin e policisë nga Ejlli.

“Ky lëre që hipën, po jep shembull të keq. As rripin e sigurimit nuk vendos,”- shkruan një ndjekës i Zoom.al

Kjo nuk është hera e parë që forcat policore tregojnë simpatinë e tyre për figurën e Luiz Ejllit. I fituar në një emision fill pas fitores së BBVA 2, këngëtari tregoi se si e ndaluan disa policë në rrugë për të bërë fotografi edhe pse ishte në shkelje të rregullave rrugore. Pak kohë më vonë ai postoi një selfie me disa punonjës të rendit. Momentalisht Luiz Ejlli akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ndodhej në hetim./Zoom.al

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)