zoom

Bota

Ndarja e kryeministrit kanadez nga gruaja, zbulohet personi i tretë që prishi martesën e tyre

Ish-gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau kishte nisur një lidhje të re dashurie me një kirurg në Otava muaj përpara se çifti të njoftonin se po ndaheshin.

Sophie Grégoire Trudeau zbuloi në gusht 2023 se po ndahej me bashkëshortin pas 18 vitesh martesë. Por asnjëri nuk dhanë asnjë shpjegim se përse morën vendimin.

Por sipas dokumenteve të divorcit të depozituara në gjykatë nga ish-gruaja e kirurgut, në periudhën kur çifti njoftuan ndarjen Grégoire Trudeau ishte tashmë në një lidhje tjetër.

Në kërkesën e divorcit, të depozituar më 26 prill 2023, Ana Remonda pretendon se ish-bashkëshorti i saj, mjeku Marcos Bettolli, ka “nisur një lidhje me një individ të profilit të lartë që tërheq vëmendje të konsiderueshme mediatike”, referuar Grégoire Trudeau.

Ana Remonda këmbënguli se marrëdhënia e re e ish-bashkëshortit të saj rezultoi në shqetësime të paspecifikuara sigurie “ku fëmijët janë të ekspozuar ndërsa janë nën kujdesin e babait të tyre” dhe kërkoi një urdhër gjykate për të siguruar privatësinë dhe mbrojtjen e dy fëmijëve të tyre, raporton National Post.

Në përgjigje, Bettolli thuhet se këmbënguli se qëndrimi i ish-gruas së tij ndaj marrëdhënies së tij të re “nuk është në interesin më të mirë të fëmijëve” dhe pretendoi se Remonda kërcënoi se do të kthehej në vendin e tyre, Argjentinë, nëse lidhja e tij e re bëhej publike.

Divorci i çiftit u finalizua në janar 2020 dhe pretendimet e përshkruara në dokumentet e gjykatës nuk janë konfirmuar.

Ndërkohë, kryeministri kanadez konfirmoi në gusht se ai dhe bashkëshortja e tij tashmë kishin nënshkruar një marrëveshje ligjore.

Pas ndarjes së tyre, Grégoire Trudeau u largua nga prona e kryeministrit dhe po qëndron në një shtëpi tjetër në Otava, ndërsa fëmijët e saj jetojnë në rezidencën zyrtare.

Vendndodhja e shtëpisë së saj të re nuk dihet, por zonja e parë ka postuar video në Instagram mbi kujdesin ndaj shëndetit mendor dhe barazinë gjinore, të cilat duket se janë regjistruar jo shumë larg nga Rideau Hall, rezidenca zyrtare e kryeministrit.