zoom

Aktualitet

Ndalohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, ja çfarë njofton policia

Rruga e Arbrit, në Bypass është mbyllur ditën e sotme. Kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Bëhet me dije se është ndaluar qarkullimi i automjeteve dhe i gjithë aksi është duke u pastruar nga dëbora.

Nga ana tjetër policia rrugore ben apel qe asnje drejtues mjeti te mos qarkulloje pa zinxhirë apo goma dimerore.

Njoftim

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.
#policianëshërbimintuaj