zoom

Aktualitet

Ndahen Meta dhe Kryemadhi. Ish-presidenti nis procedurat e divorcit: Kam njoftuar edhe djalin

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre.

Pas përplasjeve politike mes tyre qoftë për Partinë e Lirisë, ashtu edhe për qëndrimet për SPAK dhe thashethemeve se Meta e Kryemadhi nuk jetonin më nën të njëjtën çati, ish-presidenti ka konfirmuar aludimet.

Në një intervistë në “Syri TV”, Meta njoftoi se ka nisur procedurat e divorcit dhe ka vënë në dijeni edhe djalin.

Çim Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Ilir Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.