Aplikacion
Kryeministri Rama ka vizituar sot familjen e Anri Karshikut, të riut që dha jetën për të shpëtuar dy të miturit në plazhin e Durrësit. Anri Kashiku do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, pasi dha jetën e tij mes dallgëve të plazhit të Durrësit për të shpëtuar vëllanë e tij dhe një shok.
Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij.’- shkruan Rama.
Ndërsa një i ri vetëm 18-vjec humbi jetën për shkak të mungesës së vrojtuesve në plazh. Deklaratat e Rames sot duken cinike, pasi një tragjedi e tillë mund të ishte shmangur nëse do të kishte vendosur para përgjegjësisë të gjithë ata që operojnë në plazhe pa vrojtues në kundërshtim me ligjin.
Cdo vit në Shqipëri, janë raportuar në media shumë raste të personave që kanë humbur jetën pikërisht për shkak të mungesës së rojeve bregdetare.
Sipas Vendimi të Këshillit të Ministrave, çdo subjekt që merr lejen për të përdorur zonën e plazhit duhet të pajiset me rojën bregdetare të kullave të vrojtimit. Në teori e zbatueshme, por në praktikë s’ndodh kështu.
Në një vrojtim të thjeshtë në plazhet e Shqipërisë si në Durrës, Vlorë a Velipojë ka mungesë të rojave bregdetare. Prej vitesh mediat raportojnë këtë problem, në një kërkim të thjeshtë në google, mund të gjenden pafund kronika e lajme që tregojnë për këtë problematikë, apo rastet ku prej saj kanë humbur shumë jetë.
Për këtë sezon, i vetmi vrojtues në plazhin e Vlorës, rezulton të jetë kryetari i bashkisë Dritani Leli, i cili i dha ndihmën e parë një pushuesi që pati problem me zemrën.
Të paktën 24 pushues humbën jetën në plazhet e Shqipërisë verën e shkuar. Ndër vite, ndonëse një detyrim ligjor, kontraktimi i vrojtuesve të certifikuar të plazheve ka rezultuar një praktikë e dështuar./zoom.al/