zoom

Të gjitha

Mozzik, Tayna dhe Butrint, pritet të sjellin “hitin” e verës

Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri sonte do të sjellin projektin e ri muzikor. Treshja e famshme kanë bashkuar forcat për herë të parë për një projekt, të cilin do ta sjellin të kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Pare” pritet që të jetë një nga hitet e kësaj vere me videon që do të lansohet në YouTube dhe platformat e tjera muzikore. “Nesër, 23:59. Pare”, ka shkruar Imeri në një postim të shpërndarë në Instagram të publikuar disa orë më parë.

Të shumta kanë qenë reagimet, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë prurje muzikore. Ata janë përkujdesur që të shfaqen në videoklip me shumë stil e veshje të veçanta.Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur yjet e famshëm për publikun dhe admiruesit e muzikës së tyre. /L.K

/Zoom.al