zoom

Aktualitet

Moti për nesër, ja zonat ku do të ketë reshje

Moti për nesër, ja zonat ku do të ketë reshje

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herëpashershme, të cilat në disa zona pritet të jenë deri mesatare.

Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë orëve të mesditës deri në pasdite priten reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore të territorit.

Pas orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten gradualisht në të gjithë vendin, duke sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor dhe verilindor me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të forcohet duke arritur deri në 17 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë, duke sjellë kushte përgjithësisht të qëndrueshme për lundrim./ Zoom.al

Postime të lidhura