zoom

Aktualitet

Moti për nesër, ja zonat ku do të ketë reshje

Moti për nesër, ja zonat ku do të ketë reshje

Ditën e premte, vendi pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të nisin që në orët e para të mëngjesit, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në ultësirën perëndimore.

Më pas, gjatë mesditës dhe pasdites, reshjet do të zhvendosen kryesisht në zonat malore të vendit.

Era pritet të fryjë nga jugu me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina mund të arrijë deri në 14 metra në sekondë.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte relativisht të qeta për lundrim./ Zoom.al

Postime të lidhura