zoom

Aktualitet

Moti në ditën e fundit të vitit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh, të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 19°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.