Aplikacion
Ditën e enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 14m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


