zoom

Aktualitet

Moti i keq/ Stuhitë e forta të shiut përmbytin Koplikun, dëmtohen edhe banesat!

Rikthehen stuhitë e forta të shiut në vend. Si pasojë e motit të keq, në Koplik të Shkodrës dhe rrethina janë raportuar përmbytje.

Mësohet se pas daljes nga shtrati të përrenjve, janë shkaktuar dëme në banesa dhe biznese. Shkak ishte shiu i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me stuhi.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dhe daljes nga shtrati i përrenjve, janë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese. Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi. Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”, thuhet në njoftimin e policisë vendore. /ZOOM.AL/