Aplikacion
Moti i keq me erëra të forta ka përfshirë pjesën qëndrore të Italisë fqinje.
Momente paniku janë përjetuar veçanërisht në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios, Itali, pasditen e së dielës, kur një tornado e papritur goditi zonën bregdetare duke shkaktuar kaos mes pushuesve.
Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua brenda pak minutash dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë. Pushuesit nisën të vraponin në panik për t’u larguar nga zona e rrezikut, ndërsa punonjësit e plazhit përpiqeshin të rivendosnin qetësinë.
“Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë fort. Çadrat u hodhën në ajër”, tha një punonjës i një dyqani pranë plazhit. Ai shtoi se situata zgjati disa minuta dhe megjithë frikën, për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Pamjet:
🌪️ Tromba d’aria nella spiaggia romana 🌪️
— Money.it (@moneypuntoit) August 4, 2025
Nel pomeriggio di domenica 3 agosto, una tromba d’aria ha colpito il litorale di Maccarese, sollevando gli ombrelloni e costringendo i bagnanti alla fuga.#Maccarese #Maltempo #Spiaggia #Estate #Roma #Cronaca #Notizie #Fregene pic.twitter.com/FJ2x8JqNrC
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore
