zoom

Bota

“Moska synon të fshijë historinë tonë”/ Zelensky: Kemi vrarë 6.000 ushtarë rusë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi këtë mëngjes se pothuajse 6,000 trupa ruse janë vrarë nga ushtria ukrainase, në gjashtë ditët e para të luftës.

Megjithatë Rusia nuk ka konfirmuar ende humbjen e ushtarëve rusë.

Skynews raporton se presidenti ukrainas këmbënguli që Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë sulmuar qytetet e Ukrainës ditët e fundit.

Zelensky pohoi gjithashtu se Moska “synon të fshijë historinë tonë”, pasi memoriali i Holokaustit “Babyn Yar” në Kiev u godit nga një raketë ruse të martën.