zoom

Bota

Moska në “festë”: Dorëheqja e Johnson do të thotë rënia e Perëndimit

Kryeministri britanik pranoi ditën e sotme, pas një presioni të madh, të jepte dorëheqjen nga posti i tij, duk lënë nga pas shumë reagime.

Një ndër to ishte dhe festa e Rusisë, një vend që e kishte shpallur hapur armike Britaninë e Madhe, pas mbështetjes që Johnson i dha Ukrainës gjatë luftës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov reagoi menjëherë pas deklaratës së Johnson për dorëheqjen duke thëne se Moska shpreson që në krey të Anglisë të vendoset një njeri më profesionist.

“Dëshirojmë të shpresojmë që një ditë në Britaninë e Madhe të vijnë në pushtet më shumë njerëz profesionistë që mund të marrin vendime përmes dialogut. Por për momentin ka pak shpresë për këtë. Ai me të vërtetë nuk na pëlqen ne, dhe ne (nuk e duam) as atë.”- deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Maria Zakharova, zëdhënësja e lartë në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, tha se rënia e Johnson ishte një simptomë e rënies së Perëndimit, të cilin ajo tha se ishte e përshkuar nga kriza politike, ideologjike dhe ekonomike.

“Morali i historisë është: mos kërkoni të shkatërroni Rusinë. Rusia nuk mund të shkatërrohet. Ju mund t’i thyeni dhëmbët tuaj mbi të dhe pastaj të mbyteni. Është e qartë për të gjithë se regjimet liberale janë në krizën më të thellë politike, ideologjike dhe ekonomike. Boris Johnson u godit nga një bumerang i nisur nga ai vetë. E dorëzuan bashkëluftëtarët e tij.”- tha ajo nw Twitter.