Aplikacion
Një ndër momentet që mori më shumë vëmendje ditën e djeshme ishte kur Beniada Nishani, modelja e cila për publikun shqiptar njihet si mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, është pyetur për mashkullin që i përshtatet më shumë brenda shtëpisë.
Kësaj pyetje ajo i është përgjigjur duke bërë një krahasim me Ardit Çunin me të cilin duket se ka patur më shumë afrimitet.
“Me Arditin ndihem mirë se është shumë i thjeshtë”, është shprehur ajo ndërkohë që Elhaid Cufi e ka pasuar duke thënë se u krijua çifti i parë dhe për çudi të të gjithëve askush nuk ka kundërshtuar.
Po ashtu, Beniada ka treguar se për momentin është single. Ajo ka thënë se ka qenë në një fejesë të gjatë me dikë nga mosha 16-vjeçare deri në moshën 23 vjeç.
Në lidhje me këtë, Monika e ka pyetur nëse është lënduar nga ndarja, të cilës ajo i është përgjigjur që “jo pasi ka qenë vetë ajo që i kanë dhënë fund marrëdhënies”.
“Ishte i fokusuar vetëm te futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të. Pas një lidhjeje 7-vjeçare erdhi një moment qe nuk e duroja dot më as kur më puthte”, ka treguar Beniada.