zoom

Të gjitha

“E bëtë gocën e shkretë horre përpara të gjithëve”/ Sindi Loci: Bora e Donaldi viktimat e shekullit

Një super vëmendje të madhe ka marrë takimi Bora-Donald në Afterparty-n. Mirëpo, së fundmi, ish-konkurrentja e Për’Puthen, Sindi Loci ka bërë një reagim në rrjetin social “Instagram” duke thumbuar dyshen Bora-Donald.

Sindi u ndal edhe të bullizmi që iu bë Beatrix, duke shkruar: “E bëtë gocën e shkret horre përpara të gjithëve vetëm sepse u dashurua dhe ra pre e dy lojtarëve me të mëdhenj”.

Madje, ajo i konsideroi Donaldin dhe Borën si dy aktorë.

Sa shpejt çirren ftyrat e vërteta të njerëzve! Po me vjen shum çudi për ne si popull sa të çuditshem jemi. Ndërsa dy të tjerët i nxorret shenjtorët/viktimat e shekullit. Sulmuat, cyberbullizuat, trajtuat si “djaj” atë dhe familjen e vet për dy aktoret që ju pelqyen aq shumë! A po ju pëlqejn ftyrat e vërteta të aktoreve?! Hajde popull dele shkoni prap mbeshtesni këta që ju genjejn, njerzit fake si brenda dhe jashtë se gjithë jetën këtë keni bërë! Mos nxirrni kot mllef tani e mos u pendoni! Këto janë figurat që ju doni! Këto janë njerzit që ju pëlqejnë! Mos u ankoni as per Eurovizion, as për politikan, as për figurat publike! Gënjeshtarët meritoni si popull se keto vlersoni!”

Mos vallë, këta ish-konkurrentë të Për’Puthen kërkojnë sërish të jenë në qendër të vëmendjes, teksa kërkojnë që të komentojnë ç’do gjë që ndodh përreth?

Megjithëse, kujtojmë që Sindi ka cituar më herët se në program është ndjerë në presion edhe nga vetë Bora Zemani dhe autorja Olsa Muhameti. “Jam ndjerë në presion nga gjithëkush aty, jo vetëm nga konkurrentët, opinionisti, jam ndjerë në presion edhe nga prezantuesja dhe nga autorja dhe mendoj se e kam menaxhuar veten time shumë mirë pa pasur parasysh që njerëzit aty nuk parë asnjë nga prapaskenat që ne ishim gjatë gjithë kohës’’, tregonte Sindi më herët.

Epo, ç’do kush ka pakënaqësi dhe ndoshta përpiqen që t’i nxjerrin të gjitha dalëngadalë, por edhe për pak vëmendje, që të shkruhet dhe të flitet për to./L.K

 

/Zoom.al