Aplikacion
Edhe pse së fundmi aktori Veshaj ka dhënë sinjale se ata mund të jenë rikthyer bashkë, Bora Zemani ka mbetur e njëjta vajzë diskrete në rrjetet sociale.
“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndoshta të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet të ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, tha Olsa.
Ndërsa gazetarja Jonida Alickolli tha në “Wake Up” se e gjithë situata ishte në favor të tyre sepse njerëzit flasin shumë për ta dhe kjo përkthehet në të ardhura.
“E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin, ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja./L.K
/Zoom.al