zoom

Bota

“Mos na detyroni të pushtojmë Selanikun”/ Mediat greke: Turqia po na kërcënon

Gazeta greke “To Vima” i ka kushtuar një vëmendje postimit të këshilltarit të presidentit turk Erdogan, i cili ka kërcënuar hapur Greqinë, me pushtimin e qyteteve të saj.

Ato shkruajnë se këshilltari i Presidentit turk Erdogan, Yigit Bulut ka kërcënuar hapur Greqinë.

“Nëse struktura perandorake botërore vazhdon të sulmojë kombin e madh turk në çdo fushë, atëherë kombi i madh turk do të kthehet në kufijtë e Betimit Kombëtar”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Betimi kombëtar turk, sipas mediave, është deklarata e vitit 1920, e gjashtë pikave të nacionalistëve turq që përcaktojnë kufijtë e Republikës së ardhshme turke, në kufijtë e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, ku përfshihen “zonat e Kirkutit, Selaniku, Aleppos dhe Mosuli”.

Mediat greke shkruajnë se “nacionalistët turq pranë presidentit Rexhep Tajip Erdogan kanë aspirata për pushtimin e Selanikut si rrugëdalje nga problemet e tyre”, thuhet në artikullin e gazetës “To Vima”.

Intelektuali i njohur turk në mërgim Mehmet Efe Çaman e interpreton kërcënimin si mesazh për të larguar vëmendjen nga rënia e vazhdueshme e lirës.

“Kryekëshilltari i Erdoganit, z. Bulut, po kërcënon botën me zgjerim pas zhvlerësimit të vazhdueshëm të lirës”, shkruan ai.