zoom

Bota

“Mos dilni në rrugë”! Forcat ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Forcat ruse kanë arritur që të hyjnë në Kharkiv, në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët lokalë.

BBC shkruan se kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov tha se automjetet e vogla ushtarake kishin depërtuar në qytet.

Para deklaratave të tij, disa pamje qarkulluan duke treguar disa makina ushtarake ruse që po lëviznin nëpër rrugët e qytetit verilindor.

Z. Sinegubov u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit.

“Mos dilni nga banesat! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë.”