zoom

Të gjitha

Mori fund! Pamela Anderson ndahet nga bashkëshorti i pestë

Aktorja dhe modelja e famshme, Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë pas vetëm 13 muajsh martesë.

Ish-aktorja e Baywatch ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin që lamë pas. Mirëpo, duket se jo gjithçka shkoi siç duhet edhe kësaj here.

Ndarja vjen pothuajse një vit, pasi Anderson kishte zyrtarizuar lidhjen. Po ashtu, si një konfirmim për këto zëra, Pamela u fotografua pa unazën e saj të martesës javën e kaluar.

Çifti u martua një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së Anderson në ishullin Vancouver, Kanada. Ata i thanë “PO” njëri-tjetrit dhe u betuan për një dashuri që në fakt zgjati vetëm një vit.

“Jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo për “Daily Mail” në një intervistë Janarin e kaluar.

Anderson u takua me Hayhurst-in, i cili jetonte në vend në ishullin Vancouver, gjatë ditëve të para të pandemisë dhe u tha që ata të dy nuk ishin shkëputur më prej njëri-tjetrit që prej asaj kohe.