zoom

Të gjitha

Pamela Anderson do të debutojë në Broadway  për muzikalin “Chicago”

Ish-ylli i “Baywatch” Pamela Anderson do të debutojë në Broadway  për muzikalin “Chicago”.

Anderson do të shfaqet në  këtë muzikal nga 12 prilli deri më 5 qershor  ku ajo do të luajë Roxie Hart, të cilën ajo e quan “një rol ëndërr”. Roxie është një  këngëtare dhe  balerinë e cila qëllon për vdekje të dashurin e saj.

” Është një shfaqje shumë interesante , ikonë do të thojë . Një histori që  zgjat përgjithmonë sepse është e mrekullueshme.”-thotë ajo .

54 vjeçarja , shpjegon se i është dashur shumë të përgatitet për të luajtur rolin .

Kanë qënë  shumë orë kërcimi,  këndimi , dhe pune në skenë”- rrëfen ajo. Aktorja përfundon duke thënë se është kurioze të shohë më pas punën që ajo ka bërë me këtë rol ./L.K

/Zoom.al