Aplikacion
Në një njoftim zyrtar, SPAK thotë se gazetarët janë paguar në kundërshtim me ligjin për të mbajtur qëndrime në media si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.
Po kështu SPAK thekson se kreu i këtij grupi kriminal, Marjus Lulaj alias Suel Çela ka përdorur mediat për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij për të krijuar perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”.
Gjithsesi, Hoxha dhe Qyno kanë marrë vetëm masën e detyrimit të paraqitjes.
Një ditë më parë, ata u shfaqën në derën e SPAK dhe Hoxha tha se ishin thërritur atje që SPAK t’i kërkonte ndjesë për bastisjen e banesës dhe konfiskimin e mjeteve të punës.
Opozita bllokon rrugët në Tiranë/ Ja pikat ku ndalohet qarkullimi për shkak të protestës