zoom

Bota

Momenti kur raketa ruse godet pallatin në Ukrainë

Ukraina është duke u përballur në ditën e tretë të luftimeve, që kur Rusia nisi pushtimin. Rusët, ndonëse deklarojnë se nuk kanë qëllim pushtimin e Ukrainës, nuk kanë kursyer edhe sulmet në zonat e banuara, duke marrë jetët e qindra qytetarëve të pafajshëm.

Mëngjesin e sotëm mediat raportuan për një sulm me raketa në një bllok apartamentesh në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës. Imazhi i publikuar së fundmi nga CCTV tregon momentin e goditjes.

Nuk ka ende asnjë konfirmim për viktima nga incidenti, por zyrtarët thonë se 35 persona janë lënduar gjatë natës.