zoom

Stil

Mohoi miqësinë me të, Meridiani reagon për deklaratën e Luizit: 5 vite kam ngrënë bukë tek ai

Saga Luiz-Meridian vazhdon! Pasi këngëtari deklaroi publikisht se nuk e ka mik, Meridian Ramcaj ka reaguar për herë të parë duke zbuluar detaje dhe të pathëna më parë për raportin e tyre në të shkuarën.

Një intervistë e fituesit të “BBVIP” Luiz Ejllit, tërhoqi mjaft vëmendje, kryesisht sepse këngëtari rrëfeu për herë të parë të vërtetën e tij në lidhje me personat që gjatë muajve të reality show-t, kanë pretenduar se janë miqtë e tij, mes tyre edhe Meridian Ramcaj.

Ky i fundit ka folur për herë të parë në një emision televiziv, ku ka reaguar për deklaratën që Luizi bëri pak ditë më parë.

Ai tha se Luizi ka mohuar një shoqëri dhe raport, i cili ka qenë tepër intensiv në vitet 2011-2016, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata. Ai publikoi edhe disa foto ku të dy ata shfaqen me të fejuarën e Meridianit dhe ish të fejuarën e Luizit në atë kohë.

Ramcaj u shpreh se deklarata e Luizit e kishte prekur shumë, pasi ai nuk kishte mohuar vetëm shoqërinë me të, por edhe shumë vite dhe kujtime që ndajnë nga e shkuara së bashku.

“Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni. Ka qenë një periudhë nga viti 2011-2016 që kemi qëndruar shumë shpesh bashkë, thuajse përditë bashkë me Jonin me Luizin, te lokali që unë menaxhoja. Shoqëria ka qenë shumë i ngushtë. Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë. Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë të rezidenca qeveritare,”- deklaroi ai.

Meridiani shtoi se ka qenë personi i parë që i ka dërguar veshjet Luizit, pasi vajza që kujdesej për të, nuk kishte as 10 mijë lekë në xhep.

“Ai e ka kompleks ta thotë që është nga Dukagjini me origjinë, pavarësisht se ka lindur në Shkodër. Nuk e di pse e tha me përbuzje këtë pjesën. E kam parë shpesh Luizin të thotë që miqtë e mi kanë përfituar. Tani ose jam shok dhe mik, ose nuk jam. Unë e shoh se është i ngarkuar dhe e kuptoj kush e ka ngarkuar. Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, u shpreh ai.

Gjithashtu Meridiani tha se e ka mbajtur nën menaxhim këtë llogari bashkë me Jurgenën, deri ditën kur ajo ka fshirë foton e tij me Kiarën. Nga ana tjetër ai tha se nëna e tij nuk pranonte të shkruante një letër për të birin dhe ka qenë ai që e ka bindur.

“Tre ditë para se të hynte në shtëpinë e BBV është takuar me Jonin dhe ka lënë emrin e Jonit në kontratën e Big Brother. Kam këmbëngulur që nëna e tij të çonte një letër për Luizin në shtëpi sepse nuk pranonte. Kisha 4 vite që nuk takohesha me Luizin. Marrëdhënia është ndërprerë natyrshëm. Nuk ka pasur asnjë episod. Kur mua m’u prish lokali ka qenë një periudhë që kam qenë pa punë. Jam munduar të ngrihem vetë dhe të ec përpara vetë.E kam menaxhuar instagramin e Luizit nga data 26 deri ditën që kam postuar një foto me Kiarën dhe foto është fshirë. Dhe kam thënë nga ky moment nuk e mbaj më instagramin. Ai e ka për detyrë të takojë Jonin. Po bën dy javë që ka dalë dhe nuk e ka takuar. Ajo që më bëri përshtypje është te festa e topit. Unë dhe Joni kërkuam tavolinën e fundit. Ai erdhi në fund, i ka thënë dhe Kiarës, rri me Jonin dhe Meridianin në tavolinë”, deklaroi ai./ Zoom.al