Aplikacion
Moderatorja ka rikujtuar momentin ‘e famshëm’ dhe u shpreh se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.
“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”, tregoi ajo.
Për një kohë shumë të gjatë, Kiara Tito është përfolur për një marrëdhënie me këngëtarin Butrint Imeri. Ndonëse dyshja e mohonte se mes tyre kishte një romancë, Butrinti dhe Kiara fotografoheshin shumë herë bashkë. Ajo gjithashtu mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan./L.K
/Zoom.al