zoom

Të gjitha

WOW! Shtoi 27 kilogramë, por humbi 18 më pas/ Kylie Jenner çmend fansat me format trupore

Ka vetëm 12 javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, por format e saj trupore janë në super . Është fjala për Kylie Jenner, e cila në profilin e “Instagram”-it ka publikuar fotografi ku shfaqet me bikini.

Modelja e famshme ka ndarë për ndjekësit një foto ku ka pozuar e ulur në një dërrasë sërfi, në mes të oqeanit, e veshur me një palë bikini ngjyrë bezhë.

Miliona fansat e saj kanë mbetur të habitur nga linjat trupore kaq elegante, duke marrë parasysh se ka vetëm pak javë që ka lindur. Ata nuk ia kanë kursyer komplimentet për format bombastike.

Ndërkohë themeluesja e “Kylie Cosmetics” postoi gjithashtu dhe disa imazhe romantike me partnerin e saj, Travis Scott të përqafuar nën perëndimin e diellit buzë detit. Ajo së fundmi zbuloi se kishte shtuar 27kilogramë gjatë shtatzënisë së saj të dytë dhe tha se tashmë ka rënë 18 kilogramë me ndihmën e stërvitjeve dhe dietave./L.K

/Zoom.al