Aplikacion
Mjeshtri i madh amerikan i shahut Daniel Naroditsky, i konsideruar si një nga talentet më të ndritura dhe ndikuesit më të ndjekur të shahut të gjeneratës së tij, ka vdekur në moshën 29 vjeçare.
Familja e tij dha lajmin në një deklaratë të lëshuar të hënën nga klubi i tij, Klubi i Shahut Charlotte i Karolinës së Veriut, ku Naroditsky u stërvit dhe punoi si trajner:
“Me hidhërim të madh ndajmë ndarjen e papritur nga jeta të Daniel Naroditsky, një shahist i talentuar, dhe anëtar i dashur i komunitetit të shahut.” Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
Një ish-kampion bote për të rinj, Naroditsky u bë mjeshtër i madh (nderi më i lartë që një shahist mund të marrë nga Federata Ndërkombëtare e Shahut) në vitin 2013. Gushtin e kaluar, ai fitoi Kampionatin Kombëtar të Blitz-it në SHBA.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore