zoom

Bota

Misteri i fatit të biznesmenit, jahti ku udhëtonte u përplas nga një anije! Fotot që “dogjën” kapitenin

Misteri i fatit të biznesmenit, jahti ku udhëtonte u përplas nga një anije! Fotot që “dogjën” kapitenin

Autoritetet turke kanë arrestuar kapitenin e anijes transportuese të mallrave të pakontrolluara Arel 7, me të cilin dyshohet se është përplasur jahti ku udhëtonte biznesmeni Halit Yukay, i cili rezulton prej ditësh i zhdukur. Ai u nis nga Gialova , Turqia jugperëndimore, më 4 gusht, me destinacion Mykonos.

Kapiteni u arrestua pasi u shfaqën foto dhe video që e tregonin atë duke ankoruar anijen e tij disa orë pasi u përplas me jahtin e Yukay , i cili u gjet gjysmë i fundosur në mesditën e 5 gushtit.

Siç shihet në pamjet filmike nga Hurryiet, kapiteni duket se po vëzhgon dëmet në anijen e tij kur u ankorua në Izmir, një shenjë se ai ishte në dijeni të përplasjes me jahtin e biznesmenit turk, ndryshe nga ajo që kishte pretenduar kur u pyet nga policia.

Hetimi i kryer në anije ishte gjithashtu vendimtar për arrestimin e kapitenit, pasi autoritetet zbuluan se pas 5 gushtit ajo kishte dëmtime në harkun e saj që nuk i kishte pasur para asaj dite. Arel 7 kishte rënë në shënjestër të rojes bregdetare turke pasi prania e saj ishte zbuluar përmes satelitëve në zonën ku u gjetën rrënojat e jahtit të biznesmenit turk.

Sipas mediave turke, kapiteni akuzohet për shkaktim të vdekjes nga pakujdesia, pasi deri më tani nuk ka pasur shenja jete nga biznesmeni turk./ZOOM.AL