Aplikacion
Ai ka një afat prej 20 ditësh për ta dorëzuar programin dhe emrat e kabinetit në Parlament, ku do votohet. pjesë e qeverisë me 5 portofolë të paktën do jenë edhe koalicioni shqiptar VLEN.
Mickovski tha se qeveria e tij do të punojë për realizimin e premtimeve në fushatë. Shumica e re parlamentare i ka votat e nevojshme për miratimin e qeverisë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski duke nisur nga dje ka një afat prej tri javësh për formimin e kabinetit të ri qeveritar, për emrat e të cilit thuhet se ka rënë dakord me aleatët dhe ka shumicën e votave.
Sipas Kushtetutës, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova ia dorëzoi atij mandatin për formimin e qeverisë, si drejtuesi i partisë fituese në zgjedhjet e 8 Majit.