zoom

Politikë

Meta për hetimet ndaj bashkëshortes: S’kam interes, politikë! 60 mln eurot kanë firmën e Veliajt…

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta, pak pasi bëri postimin ku ironizonte Rilindjen për “arritjet” e saj me projektet ambicioze për Korçën dhe Pogradecin, ka dhënë edhe një konferencë për mediat lokale sot.

Ish-presidenti tha se hetimet e SPAK për pasurinë e Kryemadhit, nuk kanë interes për të.

“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Ajo është një zonjë e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër është politikë dhe asgjë tjetër. Nuk kam asnjë informacion. Sa herë kam qenë në SPAK, kam dalë para gazetarëve.

Sa herë të më ftojnë do u bëj dhe disa pyetje serioze prokurorëve. Kanë kërkuar dhe një mandat tjetër. Ua ka kërkuar Arben Ahmetaj ato 60 mln eurot ku janë, por nuk i gjejnë dot. Se kanë parë firmën e Veliajt”, tha Meta ndër të tjera. /ZOOM.AL/