zoom

Politikë

Meta për denoncuesin e CEZ-DIA: E rihapi një kallëzues i rremë, i dënuar dy herë për shpifje!

SPAK rihapi dosjen CEZ-DIA në vitin 2019 dhe kallëzuesi është po i njëjti person, ish-juristi i OSHEE-së, Romeo Kara. Ai vazhdimisht ka mbajtur qëndrime agresive ndaj çështjes, duke këmbëngulur se aty janë të përfshirë zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-presidenti.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pak para se të hynte në ambientet e SPAK. Ai tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, duke e cilësuar si telenovelë. Sipas Metës, çështja u rihap dëshmisë së një kallëzuesi të rremë.

“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta. /ZOOM.AL/