Aplikacion
“Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim, si dorëheqja e rojes së selisë së PD-së, për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij”, u shpreh ai.
Kujtojmë se pas 24 vitesh, Pëllumb Matraku vendosi të mos ishte më roje e selisë blu.
“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkroi Matraku në Facebook.