zoom

Politikë

Meta ironizon Rilindjen: Do shohim hekurudhën e re, aeroportin gjigant, stadiumin, TEC, kullat…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pak para nisjes së tryezës për arsimin në Korçë, teksa ishte në udhëtim e sipër.

Ish-presidenti ka zgjedhur një mënyrë ironike postimin duke “vlerësuar” arritjet e Rilindjes socialiste sië i quan ai.

Meta i cilëson mashtrime nga “Rilindja” për Korçën, premtime që sipas tij nuk u realizuan kurrë.

“Duke udhëtuar drejt Korçës së Mësonjëtores së Parë Shqipe, ku do të zhvillojmë sot Tryezën shumë të rëndësishme të Partisë së Lirisë për Arsimin.

Mezi po presim të shohim nga afër “hekurudhën e re që lidh Korçën me Pogradecin”, “aeroportin gjigand me miliona turistë”, “stadiumin e ri plot me kulla”, “TEC-in e sapopërfunduar”, si dhe “sistemin e ngrohjes me gaz nga TAP”. 😂

Gjithmonë nëse na premton koha që të mos vonohemi në “semaforët e Korçës”! 😂 Mirë u takofshim pas pak!”, shkruan Meta.

Në fund ai thekson se do të japë edhe një konferencë për gazetarët lokalë. /ZOOM.AL/