zoom

Lajme

Meta-Dumanit: Thirri mendjes, legen, injorant. S’jam palaço, nuk të mbron as Zoti! Më ke çuar..!

Ish-presidenti Ilir Meta për të tretën ditë radhazi ka sulmuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani, duke i kërkuar që të largohet nga institucioni, pasi po vepron politikisht.

Nuk kurseu as sulmet dhe ironitë, por edhe epitetet ndaj kreut të organit të akuzës. Ai e akuzoi Dumanin se i ka dërguar edhe njerëz që ta këshillojnë të largohet nga Shqipëria.

“Nuk më tremb burgu yt. Nuk jam palaço që të iki dhe trembem. Thirri mendjes, nuk të mbron as Zoti, jo më KLP-ja!”, tha kreu i Partisë së Lirisë, pak pasi shpalli reformën e partisë, riorganizimin dhe Konventën e 27 prillit, teksa emëroi Erisa Xhixhon zv/presidente dhe vetë do jetë president.

Ndërsa nuk munguan edhe fyerjet: “Legen….injorant”, apo sfida si “nga burgu do ta shpërbëj celulën kriminale!”.

Më tej i bëri thirrje Dumanit që të mos merrej me të, por me kryeministrin dhe kryebashkiakun. “Thirr kryeministrin dhe arresto kryebashkiakun Erjon veliaj nëse ta mban”, u shpreh Meta, ndërsa u shpreh se mbështet deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve, që në fakt nga ana tjetër i jepte mbështetje SPAK-ut.

Ish-presidenti etiketoi edhe KLP-në, si organ me njerëz të emëruar nga ish-kryeprokurorja Arta Marku. /ZOOM.AL/